“Sulmi hibrid vepër profesionisti’, ministri danez: S’ka prova për përfshirje ruse
Danimarka kontaktoi NATO-n dhe Bashkimin Evropian pasi u detyrua të mbyllte aeroportin e Aalborgut dhe të vinte në gatishmëri tre aeroporte të tjera sot, pasi dronë kryen ato që autoritetet i quajtën sulme të koordinuara.
Kopenhageni po shqyrtonte nëse do të aktivizonte Nenin 4 të aleancës mbi atë që ishte një “sulm hibrid” që përfshinte një “qasje sistematike” të fluturimit të dronëve pranë infrastrukturës kritike, tha në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministri danez dhe ministri i Mbrojtjes Treols Lund Poulsen.
Ministri i Mbrojtjes deklaroi se fluturimet e dronëve gjatë natës mbi hapësirën ajrore daneze përfaqësojnë një “sulm hibrid” që duket të jetë vepër e një “profesisti”, por që dronët nuk u lëshuan nga një distancë e gjatë dhe se aktualisht nuk ka prova për përfshirjen e Rusisë.
Poulsen shtoi se, megjithëse ende nuk dihet saktësisht se nga janë dërguar dronët, incidentet tregojnë një kërcënim në rritje dhe kërkojnë një qasje serioze. Ai gjithashtu sugjeroi se mund të ketë një lidhje midis inkursionit të fundit me dron në Kopenhagen dhe incidentit të fundit, por nuk nxori ndonjë përfundim përfundimtar.
Aeroportet e Aalborg, Esbjerg, Sonderborg dhe Skridstrup u goditën të gjithë gjatë natës, raporton Euroneës.
Aeroporti i Aalborgut, i cili ndodhet në veri të Danimarkës dhe është një nga më të mëdhenjtë në vend, u mbyll, tha policia daneze. Dronët që po pengonin punën e tij u larguan nga zona pas rreth tre orësh, sipas raportimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut