Ku Gabuam| Historiani Ferit Duka: Perandoria osmane i preu vrullin asimilimit të shqiptarëve, por nuk duhet idealizuar
Historiani Ferit Duka ishte i ftuar në emisionin “Ku Gabuam” këtë të premte, ku foli për nevojën e rishkrimit të historisë dhe rishikimit të figurave historike të perandorisë osmane që nuk kanë gjetur vlerësimin e duhur ose janë tjetërsuar.
Z. Duka vlerësoi se nisur nga fakti që historia si shkencë bazohet në njohje dhe nga filozofia dihet që procesi i njohjes s’ka fund, shkrimi dhe rishkrimi i historisë nga pikëpamja filozofike është një kërkesë normale.
Lidhur me historinë e periudhës osmane, njohës shumë i mirë i të cilës është, z. Duka u shpreh se kësaj periudhe e cila sipas tij nuk duhet të quhet pushtim, por sundim, madje edhe bashkëjetesë i duhen njohur të dyja anët e medaljes.
Për historianin e njohur është i gabuar idealizimi i kësaj periudhe por nga ana tjetër i duhen njohur edhe meritat ku përkundër arritjeve shumë të mëdha personale të personaliteteve të njohura shqiptare në rangjet më të larta të perandorisë osmane, nuk mund të mohohet kontributi i saj në ndalimin e asimilimit të elementit shqiptar nga fqinjët dhe zhvillimi ekonomik në shumë qytete të Shqipërisë.
“Gabimet e së shkuarës duhet t’i shohim si të metat tona dhe nuk duhet ta kërkomë gjithmonë fajin në të shkuarën e largët. Sigurisht që nuk duhet idealizuar periudha osmane, por shqiptarët kanë pasur arritje. Berati ka pasur fillimisht 175 shtëpi, por Berati i shekullit të 16 ka 1200 shtëpi, i cili në këtë periudhë ka shumë degë zejtarie.
Prizreni ka qenë qendra më e rëndësishme me zejtari të zhvilluar, qendër kulturore, Shkodra, Elbasani gjithashtu njohën zhvillim. Perandoria osmane bëri diçka, sidomos në brezin periferik; nuk lejoi që asimilimi nga fqinjët të ndodhte, e preu vrullin e asimilimit të elementit shqiptar”, shpjegoi z. Duka.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta