Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit, lihet në fuqi vendimi për Alma Kaçin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënonte atë me 3 vite burg, pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar.
Gjici kërkonte prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024, dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv”.
Ai u dënua fillimisht me 4 vite e 6 muaj burg për një aferë seksuale që ndodhi në ambientet e Bashkisë Kukës me Alma Kaçin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje të dënimit në 3 vite.
Ndërkohë, edhe Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të “korrupsionit aktiv”.
Aktualisht, Safet Gjici po vuan dënimin e mbetur prej 8 muajsh në masën “arrest në shtëpi”, pas lirimit nga qelia më 19 maj 2025 për shkak të problemeve shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet