Roma merr fitore në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Europa League

25 Shtator 2025 | 17:17

22 gola në 9 ndeshjet e para u shënuan në fazën e ligës në Europa League, aty ku paraqitje pozitive ishin ato të Romës, Dinamo Zagreb, Freiburg apo Ludogorets.

Skuadra e Gasperinit mori 3 pikët e para ndaj një kundërshtari si Nice, ndërsa luante në transfertë, në një duel që ishte i luftuar nga të dyja kampet. Pas një pjese të parë me pak raste dhe pa gola, në të dytën miqtë nga Italia ia dolën të gjejnë avantazhin me mbrojtësin Ndicka në minutën e 52 dhe dyfishuan me Mancinin.

Një penallti e kthyer në gol nga Moffi rihapi llogaritë, por më tej nuk ndodhi asgjë dhe sfida u mbyll 1-2 për romanët. Dështimi i mbrëmjes mund të konsiderohet Fenerbahce që mori një humbje të rëndë përballë Dinamo Zagreb në shifrat 3-1. Dopieta e Beljo dhe një gol i Bakrar për kroatët, në anën tjetër Szymanski realizoi golin e vetëm. Paraqitje pozitive e sulmuesit shqiptar Arbër Hoxha që asistoi në golin e dytë të Zagrebit.

3 pikë dhe për Ludogorets, Midtjylland, Braga e Freiburg, ndërsa Paok-Maccabi Tel Aviv dhe Crvena Zvezda-Celtic u mbyllën pa fitues. 18 skuadra të tjera zbresin në fushë këtë të enjte, ku më me interes pritet dueli Aston Villa-Bologna, dy skudra që sezonin e shkuar luanin në Champions. Do të provojnë të tregojnë forcën dhe Stuttgart, Lyon apo Porto.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026