FOTO/ I akuzuar si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, kush është Aurel Hoxha

26 Shtator 2025 | 16:02

Aurel Hoxha është personi i paraqitur në foto, si porositësi kryesor i vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020  në Burrel.

Sipas njoftimit të SPAK, Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli. Sabah Nuzi ka qenë ekzekutori.

Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk më 5 gusht të vitit 2020 . Në shkurt të vitit 2023, erozioni nxori në sipërfaqe disa eshtra, të groposura në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Analizat e ADN-së zbuluan se i përkisnin të riut të zhdukur. Dy vite më pas, të premten e 26 shtatorit 2025, SPAK zbulon autorët dhe lëshon 4 urdhërarreste, 3 prej të cilëve u ekzekutuan. Ekzekutori Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, u arrestuan në vendin tonë, ndërsa ndihmësi Sajmir Kolaveri është arrestuar në Itali.

Aurel Hoxha, porositësi kryesor i vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026