“Takimet e Kurtit një farsë”, analisti Muhaxhiri: Nuk kanë efekt me ato debate që ka në kuvend

22 Maj 2021 | 14:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ftoi liderët opozitarë për takime konsultative për të diskutuar mbi çështje me rëndësi për vendin. Këto ftesa të kreut të qeverisë erdhën vetëm një ditë pas një debati të ashpër ndërmjet pozitës e opozitës në kuvend, ku nuk munguan as akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit. Për këtë arsye, analisti Artan Muhaxhiri, ftesat e Kurtit i sheh si totalisht të paefektshme dhe si tentativë për ta nxjerrë vetën si lider bashkëpunues.

“Këtë ftesë e shoh si tentativë të Kurtit që të përmirësojë imazhin si kryeministër bashkëkohor, edhe pse nëse marrim parasysh dallimet në votat nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Dallimi i madh mes Kurtit dhe partive të tjera bën që këto ftesa të jenë formalitet”, thotw analisti Artan Muhaxhiri.

Muhaxhiri i sheh si të arsyeshme pranimin dhe refuzimin e këtyre ftesave nga ana e liderëve opozitarë.

“Z. Abadixhiku dëshiron që të shfaqet si një lider i ri konstruktiv, ka vetëm dy mua në krye të LDK dhe kërkon që para qytetarëve të tregojë se nuk dëshiron të vazhdojë politikën e vjetër, ndërsa sa i përket refuzimit të z. Hoxha është i kuptueshëm, pasi është në pozitë krejt tjetër dhe nuk dëshiron të fuqizojë z. Kurti”, thotë analisti, i cili megjithatë, ai nuk pret asgjë produktive nga këto takime.

Ftesën e Kurtit për bisedime, e kanë pranuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës, ka refuzuar që të marrë pjesë në këto takime.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026