“Më i fortë se Ciklopët”, Historia e ish-të burgosurit politik Fatos Lubonja

26 Shtator 2025 | 17:57

Regjisori italian Stefano Grosi, përmes dokumentarit “Më i fortë se Ciklopët”, sjell jetën dhe kujtesën e Fatos Lubonjës, si një reflektim mbi historinë dhe traumat e Shqipërisë.

Përmes fragmenteve dhe dëshmive personale, Lubonja rrëfen historinë e tij si një ish i përndjekur politik, nga vizitat në ish-burgun kamp të Spaçit dhe ish-vilën e diktatorit te emigrimi e tranzicioni.

“Në Spaç, unë kam shkuar shpesh. Sigurisht që shkuarja atje është një nevojë, të kthehesh në një vend ku ke shumë kujtime. Te shtëpia e diktatorit ishte hera e parë që shkoja, është shumë e rëndësishme për kujtesën, më vjen keq që e kanë transformuar. Janë vende ku shkoj për të kuptuar më mirë veten time dhe për të reflektuar” -shprehet Fatos Lubonja.

Ndërsa ka rrëfyer pengjet e jetës, Lubonja ka bindjen se Shqipëria ende nuk ka guxim të përballet me traumat e së shkuarës.

“Guximi dhe kurajo është kur mendon të kalosh oqeanin dhe e humbet bregun, nuk ka më breg ku të mbështetesh. Por, ai bregu është shumë i rëndësishëm sepse është ajo që të mban, toka, frika… dhe jo të gjithë e kanë pasur kurajon dhe në të rritur në një shoqëri autoritare të dhunës, kemi pasur mundësi minimale, por njeriu duhet të mendojë gjithnjë, ‘a mund të bëj më shumë”, -thotë Fatos Lubonja.

“Më të fortë se Ciklopët”, i Stefano Grosit u shfaq premierë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, ndërsa synon një audiciencë ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që dhembin, mes një çifti “molotov”- këtë të premte në TK

Më 12 qershor ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar premiera e shfaqjes teatrore “Detektori i gënjeshtrave”, një vepër komiko – satirike, që sjell për publikun...
14:57 | 09/06/2026

“Jam Mysliman”, romani i Ben Blushit që ngjalli debat promovohet në Vlorë

Romani “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit Ben Blushi u promovua në Vlorë, në praninë e lexuesve, intelektualëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, si dhe deputetëve...
16:24 | 08/06/2026

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës është shpallur zyrtarisht Rezervë Biosfere nga UNESCO, duke marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit....
13:15 | 06/06/2026