Telashe për Anthony Joshua, boksieri i nënshtrohet testit të doping
Të gjithë janë duke e pritur dhe ai vazhdon përgatitjet në prag të rikthimit në ring, bëhet fjalë për Anthony Joshua i cili ka afro 1 vit pa u ndeshur.
Menaxheri i britanikut ka zhvilluar disa tratativa me boksierë të ndryshëm mes tyre dhe Tyson Fury. Teksa Joshua vijon të jetë larg vëmendjen mediatike, nuk i shpëton dot hetuesve të federatës angleze të boksit, të cilët i kanë bërë një vizitë të papritur në Dubai, ku sportisti në fjalë i është nënshtruar testit të doping.
35-vjeçari ishte nën shoqërinë e promotorit të njohur Eddie Hearn dhe po konsumonin darkë, kur agjentët u afruan dhe i kërkuan atij që ti nënshtrohet testit. Rregullorja është e tillë, ku çdo boksier është i detyruar të kryejë testet në cdo moment dhe kudo ndodhet, pasi në rast se refuzon, atëherë do të ketë masa të tjera.
Promotori Hearn filmoi momentin në fjalë dhe e postoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Joshuan si boksierin më të testuar në histori. “Luftëtari më i testuar i të gjitha kohërave. Nuk ka boksuar për një vit. Dola për darkë në Dubai dhe testuesit anti-doping u vendosën në qendër të vëmendjes” shkoi Hearn. Joshua ka disa ftesa për tu ndeshur, një prej tyre e youtuberit Jake Paul, por e refuzuar nga britaniku.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës