Trump urdhëron vendosjen e trupave në Portland:Do përdorim forcën e plotë nëse duhet

27 Shtator 2025 | 20:11

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e trupave amerikane në qytetin e Portlandit, Oregon, duke e cilësuar atë si një qytet “të shkatërruar nga lufta” dhe duke autorizuar përdorimin e “forcës së plotë” në rast se situata e kërkon.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “Po udhëzoj Sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, të sigurojë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur Portlandin e shkatërruar nga lufta.” Ai shtoi se qëllimi është mbrojtja e “çdo objekti tonë të ICE që ndodhet nën rrethim nga sulmet e Antifas dhe terroristëve të tjerë vendas”.

Megjithëse Trump autorizoi përdorimin e “forcës së plotë”, ai nuk sqaroi nëse do të aktivizohen njësi të Gardës Kombëtare apo forcat e rregullta të ushtrisë. Gjithashtu, mbetet e paqartë se çfarë nënkuptohet konkretisht me “Forcën e Plotë”.

Më herët gjatë javës, ai nënshkroi edhe një urdhër që përcakton zyrtarisht Antifa-n si një organizatë terroriste vendase.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier

Në Fier është finalizuar operacioni policor i koduar “Stolen Gold”, gjatë të cilit u godit një skemë e dyshuar kriminale e trafikimit dhe tregtimit të...
14:03 | 13/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend, të miratuara në mbledhjen e datës 13 qershor 2026. Sipas vendimit, çmimi i...
12:11 | 13/06/2026

Tensione në Rrjoll, banorët heqin gardhin metalik (VIDEO)

Një protestë po mbahet këtë të shtunë në Rrjoll të Velipojës nga banorët që kanë pretendime për pronën ku pritet të ndërtohet një resort turistik...
11:50 | 13/06/2026