VIDEO/ Asgjësohen mijëra bimë narkotike, procedohen 4 kryetarë fshatrash në Shkodër
Policia e Shtetit njofton se kanë vijuar kontrollet në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”.
Gjatë ndërhyrjeve në pesë njësitë administrative të qarkut, janë gjetur dhe asgjësuar 1447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në territorin e njësive Pult dhe Shalë u asgjësuan 495 bimë, në Kastrat dhe Qëndër u asgjësuan 365 bimë, ndërsa në Temal u kapën dhe shkatërruan 587 bimë Cannabis Sativa.
Nga këto veprime, po ashtu, po procedohen penalisht katër kryetarë fshatrash – Y. D. (Brucaj), M. M. (Nicaj), N. M. (Abat) dhe D. V. (Pecaj) – për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Operacioni vijon me qëllim identifikimin, kapjen dhe ndëshkimin e autorëve të kultivimit të drogës në këtë rajon.
Njoftimi i policisë
“Qarku Shkodër, vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Si rezultat i kontrolleve:
-në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Brucaj, shtetasin Y. D.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin M. M.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.
-në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Qëndër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut