Mjalti i Librazhdit, traditë dhe art, 250 bletërritës në panairin e 8-të
Rreth 250 bletërritës morën pjesë në edicionin e 8-të të Panairit të Mjaltit në Librazhd, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë për këtë zonë.Bletaria në Librazhd njihet si një trashëgimi e hershme, ndërsa mjalti i prodhuar këtu cilësohet ndër më të preferuarit jo vetëm në tregun vendas, por edhe në atë ndërkombëtar.
“Panairet janë gjë shumë e bukur, mjalti që ne bëjmë është mjaltë autokton i zonës së Librazhdit. Zona jonë, pavarësisht se është zonë e varfër në popullsi apo pasuri, në fakt i ka falur Zoti një natyrë të mrekullueshme dhe lule të egra të jashtëzakonshme. Ne tentojmë që pjesën e bletarisë ta kthejmë pak në art, edhe po ta vini re, gjërat që ju kemi paraqitur në panair janë kryesisht pjesë e artit, pasi me prodhimin kemi mbaruar punë. Prodhimi pothuajse është shitur. Prej sa vitesh merresh me bletë? Duhet të jetë viti i 9 që merrem me bletarinë, e kemi të trashëguar. Ne e kemi kthyer në një stad më shumë, se ata mbanin 20 bletë, ne kemi mbi 100 bletë.”-shprehet një pjesëtar i panairit.
“Vijmë nga Hotolishti-Dardha, bletët i mbajmë në Sopot. Kam rreth 120 koshere. Prodhimi ka qenë i mirë, por tregu është i dobët. Një kavanoz shitet me 20 euro, megjithatë qytetarët shpesh stepen për shkak të çmimit. Me bletë jam marrë që 14 vjeç dhe tani jam 68. Është puna më e mirë, por të rinjtë nuk futen, kanë frikë.”-shprehet një vizitor.
Në fshatrat e Librazhdit prodhohen varietete të ndryshme mjalti, mes tyre mjalti i gështenjës, i luleve, i pishës dhe i listres, që e bëjnë këtë zonë një nga më të veçantat në Shqipëri. Aktualisht, në të gjithë territorin e bashkisë numërohen rreth 6500 koshere bletësh, duke e renditur Librazhdin ndër prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend.
“Gjithë jetën, po bëhemi 55 vjeç dhe kemi që 3 vjeç që merreshim me bletët, rrinim roje tek bletët, e kemi trashëgimi. A është e vështirë të merresh me bletët? Është shumë e vështirë, sepse ne nuk kemi mbështetje nga shteti. Unë i bëj thirrje shtetit të hiqen ata që nuk është mjaltë. Ky është mjaltë bio, ta provojnë, ta çojnë ku të duan e ta shikojnë. Shikoj që ka shumë mashtrues, që duhet të vërë dorë shteti aty, se nxjerrin mjaltë që nuk është mjaltë.”-shprehet një vizitor.
Organizatorët theksojnë se panairi ka për qëllim promovimin e produkteve bio dhe mbështetjen e fermerëve vendas, duke synuar që aktiviteti të mbetet një traditë e përvitshme dhe të konsolidojë Librazhdin si një qendër të rëndësishme të bletarisë në vend.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni