Në kërkim për drogë dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kapet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “The Fugitive”.
I arrestuari me iniciale M. R., banues në Durrës, u kap në flagrancë me dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sipas autoriteteve, M. R. ishte i shpallur në kërkim në bazë të dy urdhërave të lëshuara nga prokuroritë e Durrësit dhe Gjirokastrës:
-
Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, me urdhër ndalimi të lëshuar më 24.01.2024 nga Prokuroria e Durrësit;
-
Për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me masë sigurie “arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, më 12.12.2023.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar