Soreca: Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri

23 Maj 2021 | 09:56

Kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri, z. Luigi Soreca vlerësoi nga Korça ecurinë e luftës kundër krimit të organizuar në vend, ndërsa dha një deklaratë për shtyp krah diplomatëve të tjerë europian në kuadër të turit të Javës Europiane.

Duke kujtuar 29-vjetorin e vrasjes së gjyqtarit italian Falcone, ambasadori Soreca u shpreh se reforma në drejtësi po krijon shumë “Falcone” dhe në Shqipëri.

“Për mua dita e sotme është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parasë. Ata e vranë Falconen, por nuk mundën të vrisnin idetë e tij dhe parimet që ai la, që vazhdojnë sot e kësaj dite. Shqipëria ka ecur para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Por a mjafton kjo punë është bërë deri më tani? Jo, më saktë kjo punë mjafton të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket negociatave të Shqipërisë për në BE, ambasadori theksoi se “Bashkimi Europian nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do të jenë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Ambsadori Soreca u pyet gjithashtu nga gazetarët lidhur me vendimin e DASH të mos i lejuar udhëtimin në SHBA ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Kreu i Delegacionit të BE tha se e respektonte vendimin e SHBA, por shtoi se nuk do ta komentonte atë.

Lexoni gjithashtu:

Parlamenti duhet i plotë, Soreca për Euronews Albania: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Ambasadori Soreca: Shqipëria dhe RMV janë gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026