Qyteti i Vlorës pa ujë të pijshëm, shkak bëhet një defekt në rrjetin e furnizimit
Qyteti bregdetar i Vlorës ka mbetur pa ujë të pijshëm që prej orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte, për shkak të një defekti në linjën qendrore të furnizimit 24-orësh që shërben për të gjithë qytetin.
Defekti, i identifikuar fillimisht në muajin korrik, është shtyrë për t’u riparuar në shtator për të mos ndikuar në sezonin turistik. Sot në mëngjes, pompat që furnizojnë qytetin janë ndalur plotësisht, duke lënë pa ujë të gjitha zonat e Vlorës.
Sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, ndërhyrja për riparimin e dëmtimit ka nisur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku një nga tubacionet kryesore ka pësuar çarje. Remonti pritet të zgjasë mbi 6 orë punë intensive.
Furnizimi me ujë do të rikthehet gradualisht mëngjesin e ditës së mërkurë, duke normalizuar situatën në të gjithë qytetin.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet