Autobusi urban bie në gropat e kantierit të rrugës në Vlorë

30 Shtator 2025 | 14:06

Një autobus urban i qytetit të Vlorës ka rënë sot në gropat e kantierit të rrugës që nis nga godina e Policisë dhe lidhet me bulevardin “Ismail Qemali”.

Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i autobusit tentoi të shmangte një automjet të prishur që kishte mbetur në mes të rrugës. Për pasojë, autobusi përfundoi në gropat e hapura të kantierit dhe nuk mundi të lëvizte më, duke bllokuar qarkullimin për disa minuta.

Pasagjerët u detyruan të zbrisnin dhe të vijonin rrugën në këmbë. Fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar, por situata shkaktoi kaos dhe pakënaqësi te qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026