Përmet/ Abuzimi me 16-vjeçaren, pezullohet nga detyra shefi i krimeve: Kishte dijeni
Pas denoncimit të një rasti abuzimi seksual ndaj një vajze 16-vjeçare, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra Shefin e Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Përmetit, Komisar Dhurim Çenko. Vendimi është marrë më 19 shtator 2025, një ditë pasi ngjarja u bë publike.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj Komisar Çenkos ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë të detyrës, me arsyetimin se kishte dijeni për rastin dhe nuk ka vepruar. Hetimi bazohet në Ligjin Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, neni 121, pika 1, germa “a”, që parashikon masa ndaj punonjësve për mosveprim që ka sjellë pasoja të rënda.
Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës ka bërë të ditur se hetime po kryhen edhe ndaj efektivëve të tjerë të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të situatës. Çështja është në shqyrtim nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Vlorë–Gjirokastër.
E mitura, sipas hetimeve paraprake, ka qenë viktimë e abuzimit seksual për tre vite nga njerku i saj, P.B., efektiv në Policinë e Përmetit. Ndërkohë, Artur Ago, punonjës policie në Tepelenë, dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Ago është shpallur në kërkim, ndërsa P.B. është arrestuar.
Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, Kristian Prifti, 46 vjeç dhe Isi Pasho, 27 vjeç. Ata akuzohen se kanë shantazhuar Artur Agon, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video që pretendohej se përfshinte marrëdhënie intime të tij me të miturën.
Dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra, ndërsa e mitura ndodhet nën kujdesin e familjes dhe asistencën e shërbimeve psikologjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut