Zjarret në Përmet djegin 15 hektarë pyje dhe kullota, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22 Korrik 2025 | 17:17

Zjarret që kanë përfshirë territorin e bashkisë Përmet gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe me pyje dhe kullota. Situata më problematike është shënuar në fshatin Kutal, ku flakët iu afruan rrezikshëm banesave të zonës.

Menjëherë pas përhapjes së zjarrit, në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe Gjirokastrës, punonjës të shërbimit pyjor, struktura të bashkisë, si dhe një numër i konsiderueshëm vullnetarësh nga komuniteti lokal. Ndërhyrja është mbështetur edhe nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Pas orësh të tëra përpjekjesh intensive, flakët u arritën të lokalizohen dhe të izolohen, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt zonave të banuara. Megjithatë, për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut të riaktivizimit të vatrave, autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës.

Për shuarjen e plotë të flakëve, institucionet e emergjencës kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, e konsideruar tashmë e domosdoshme për të vënë situatën nën kontroll të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026