Gjirokastër, humb jetën punonjësi i OSHE-së nga kontakti me rrymën elektrike

23 Maj 2021 | 19:33

Shtetasi me iniciale K.P është gjendur i pajetë në fshatin Nepravishtë, në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 të së dielës dhe nga burimet bëhet me dije se 55-vjeçari ka qenë një punonjës i OSHE-së.

Trupi i pajetë është gjetur pranë një shtylle tensioni ku ai ishte duke punuar dhe si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike K.P. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fatkeqësisht, gjatë dy viteve te fundit ky është elektricisti i katërt qe humbet jetën në Gjirokastër .

Më 17 shkurt dy elektricistë u mbyten aksidentalisht ne lumin Drino.

Një vit më parë një tjetër punonjës i OSHE-së u rrëzua nga shtylla në zonën e Zagorisë duke humbur jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026