Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar për drogë

2 Tetor 2025 | 14:45

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës në fshatin Kosovicë, Dropull, pasi tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, ndërkohë që rezultonte i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga ka rënë shtetasi R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. N., për të cilin vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit në territorin e bashkisë Himarë, policia ka zbuluar në një zonë malore 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kilogramë bimë kanabisi në proces tharje.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026