Turqia “rimerr” kontrollin e sigurisë në Kosovë! Gjenerali turk komandant i KFOR
Në Kamp Film City në Prishtinë do të mbahet ceremonia e ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it. Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’i dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas.
Dje në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City (Prishtinë), u mbajt inaugurimi simbolik i stemës dhe ngritja e flamurit të KFOR-it, për të shënuar vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë.
Kjo është një traditë e hershme në historinë e KFOR-it. Ajo paraqet kalimin pa ndërprerje ndërmjet dy komandantëve të KFOR-it dhe dëshmon përkushtimin dhe lidershipin e komandantit që përfundon mandatin, si dhe gatishmërinë e komandantit të ri për të marrë përgjegjësitë e reja. Po ashtu, kjo simbolizon trashëgiminë e KFOR-it dhe përkushtimin e palëkundur për të vazhduar kontributin në siguri afatgjatë në Kosovë dhe stabilitet rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve.
Ngjarja u zhvillua në sheshin Sir Michael Jackson – së fundmi i emëruar me emrin e komandantit të parë të KFOR-it.
Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Gjeneral Major Özkan Ulutaş, kryesuan ceremoninë.
KFOR është misioni më i gjatë i NATO-s dhe aktualisht më i madhi në historinë e Aleancës Atlantike.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta