PD Vlorë “përvesh mëngët” mbledh kryesinë, zbardhen emrat e kandidatëve për bashkinë
Në selinë e Partisë Demokratike, dega në Vlorë, u mblodh mbrëmjen e së premtes kryesia nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj njëkohësisht dhe drejtuesi politik i Vlorës, me qëllim përgatitjen e procesit përzgjedhës të kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme në Vlorë në 9 Nëntor.
Sipas burimeve të Euroneës Albania procesi i konsultimeve po vijon jo vetëm në forumet e degës, por edhe nëpër rajone të ndryshme të qytetit dhe qarkut. Disa prej emrave që po konsiderohen si kandidatë potencialë janë:
- Eralba Kreshpa
- Alta Azizi Haluci
- Atird Hoxha
- Genti Hamzaraj
- Rezembrik Serjani
Sipas burimeve nga brenda PD-së, kandidati që mban favorin më të madh në këtë fazë është Atird Hoxha, i cili më parë ka marrë pjesë në garë për deputet dhe që sipas analizave të brendshme ka mbështetje të konsiderueshme, megjithëse humbi mandatin me votat e diasporës.
Në ditët që vijnë pritet të vazhdojnë takimet dhe konsultimet brenda strukturave partiake, në rajone e zona të ndryshme, për të përcaktuar kandidaturën finale që do të prezantohet në kryesi. Pas kësaj, pesë emrat kryesore do t’i propozohet kryesisë së PD-së, e cila do të zgjedhë kandidatin zyrtar që do përfaqësojë demokratët në garën për kryetar bashkie të Vlorës.
Sipas planit të brendshëm, rreth orës 12:00 përfaqësues zyrtarë të PD Vlorë pritet të bëjnë një prononcim për mediat ku do të informojnë publikun për zhvillimet e fundit dhe skenarin e përzgjedhjes që pritet të ndiqet.
Deri tania Partia Demokratike nuk ka asnjë emër zyrtar për kandidatët në 6 vakancat e krijuara për zgjedhjet lokale, ndërkohë socialistët kanë zyrtarizuan emrin e Ogerta Manastirliut për Tiranën dhe Altin Bojnin për bashkinë e Matit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin