EMRAT/ Zbardhen drejtuesit politik të njësive në Tiranë për zgjedhjet e parakohshme

3 Tetor 2025 | 18:25

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama u takua me strukturat e Tiranës për të përcaktuar drejtuesit e zonave elektorale të kryeqytetit në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 9 nëntorit.

Në këtë takim u ndanë emrat që do të mbulojnë njësitë elektorale, duke përfshirë deputetë dhe drejtues të rëndësishëm të PS-së. Për njësinë e parë janë caktuar Lindita Nikolla, Adea Pirdeni dhe Ervin Hoxha. Njësia e dytë do të drejtohet nga Olta Xhaçka, Arben Pellumbi dhe Blendi Klosi, ndërsa për njësinë e tretë janë emëruar Klotilda Bushka, Ermonela Felaj dhe Delina Ibrahimaj.

Njësia e katërt do të drejtohet nga Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi, e pesta nga Erion Braçe, Niko Peleshi dhe Taulant Balla. Në njësinë e gjashtë janë Blendi Gonxhe dhe Ceno Klosi, ndërsa për njësinë e shtatë Etilda Gjonaj, Iris Luarasi dhe Ulsi Manja.

Për njësinë e tetë janë caktuar Igli Hasani, Milva Ekonomi dhe Bora Muzhaqi, ndërsa në njësinë e nëntë Mimi Kodheli dhe Besfort Lamallari. Në njësinë e dhjetë do të veprojnë Fatmir Xhafaj dhe Ermal Elezi, ndërsa në njësinë e 11 janë Albana Koçiu, Erion Malaj dhe Rakip Suli. Për zonat rurale janë caktuar Xhemal dhe Ornaldo Rakipi, ndërsa në njësinë e 13 në Farkë drejtimi i fushatës do të jetë në duart e Anila Denajt dhe Sofjan Jaupajt. Në Njësinë 14/Kashar, Plarent Ndreca, Petrit Malaj, Klevis Jahja.

Partia Socialiste ka zyrtarizuar Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026