Rama flet për herë të parë për dekretin e Begajt për Veliajn: E bëri me vullnetin…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Tiranës, për caktimin e datës së zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së kësaj të premteje me strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës.
“Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet dekretin”, është shprehur Rama para drejtuesve politikë dhe deputetëve të PS të angazhuar në Tiranë për zgjedhjet e 9 nëntorit sipas burimeve për Euronews Albania të raportuara nga gazetarja Eksiola Shehu.
Në këtë mbledhje, është bërë ndarja e zonave sipas njësive, ndërsa është konfirmuar se të gjithë ministrat dhe deputetët që janë rezidentë në Tiranë dhe që nuk kanë më përgjegjësi në qarqet që kanë mbuluar më parë, do të angazhohen në fushatën elektorale në kryeqytet.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shkarkua pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës e cila më pas u miratua nga Këshilli i Ministrave. Kryeministri Rama më pas i dërgoi presidentit Bajram Begaj vakancat për 6 bashki në vend përfshirë edhe Tiranën. Begaj dekretoi datën 9 nëntor ndërsa Veliaj ka ankimuar vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
- Detaje nga takimi i Ramës me PS Tiranë, ndahen zonat e deputetëve! Rama bën rikthime
- Rama “hap” fushatën e Tiranës, përfundon takimin me strukturat e kryeqytetit
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën