Detaje nga takimi i Ramës me PS Tiranë, ndahen zonat e deputetëve! Rama bën rikthime
Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka mbledhur strukturat e PS të Tiranës. Gjatë këtij takimi i cili ishte me dyer të mbyllura është bërë ndarja e zonave sipas njësive.
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu ka zbuluar emrat që do të jenë pjesë e ekipit të Tiranës.
Kushdo nga ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët që janë rezidentë në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më herët, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet.
Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj njësinë 10. Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu në Tiranë.
Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, zonë të cilën e ka pasur më herët. Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali do të jetë e paangazhuar në këto zgjedhje të parakohshme të Tiranës. Rama nuk e ka deleguar në asnjë zonë në ndarjen e zonave që është bërë.
Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit. Manastriliu më parë ka qenë drejtuese politike e Tiranës si dhe ish-Ministre e Arsimit dhe Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët