Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, ka dhënën një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Alba Xhani, ku dha arsyet pse qytetarët e Prishtinës duhet t’i japin një mandat të dytë.
Rama theksoi se gjatë paraqitjes së tij ka qenë i qartë për vizionin dhe transformimin e kryeqytetit, një vizion 8-vjeçar që synon zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, sipas tij.
“Te gjitha projektet që kam premtuar para katër vitesh tani po bëhen realitet, shumë prej tyre janë përfunduar, ndërsa të tjerat janë në proces realizimi. Për këtë arsye, është me rëndësi të madhe të kemi edhe një mandat katërvjeçar për t’i përfunduar projektet madhore që i kemi nisur tashmë, të cilat krijojnë një jetë më të mirë për çdo qytetar në Kosovë”, u shpreh Rama.
Përsa i përket pjesës së projekteve dhe mungesave që ka Kosova, Rama theksoi se ka qenë i përfshirë në kryeqytet në aspektin e arkitekturës dhe urbanizmit. Ka qenë i informuar për problemet e shumta dhe ka pasur qasje edhe më parë, ku ka tentuar t’i ndihmoj kryetarëve të tjerë, pa marrë parasysh se çfarë partie kanë qenë ata.
“Kam pasur një portofol propozimesh, idesh dhe analizash për atë që i nevojitet qytetit, por ndoshta nuk kam qenë i gatshëm nga aspekti politik të ballafaqohem me çështje që nuk janë logjike, por janë mjetë bllokuese nga politikanë që mendojnë vetëm për partitë e tyre dhe jo për të mirën e banorëve të Kosovës. Këto parametra i kam mësuar dhe mendoj që katër vitet e ardhshme duhet të bazohen në bashkëpunim të ngushtë me nivelin qendror”, shtoi Rama.
Për më tepër, Rama e quajti politikën në Kosovë në aspektin e bashkpunimit në nivel të ulët.
“Pra, katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë me transformimin e Kryeqytetit duke u mbështetur në forcën dhe kapacitetet e kryeqytetit, dhe jo duke pasur pritshmëri nga të tjerët”, tha Rama.
Ndërkohë, sa i përket vështirësive me negociatat që ka bërë me pushtetin qendror, Rama u shpreh se:
“Fillimisht, propozimet tona për kryeqytetin janë kritikuar, duke thënë se Prishtina nuk është Dubai dhe nuk mund të ndryshohet aq shumë. Kur ne përpiluam projektet dhe i paraqitëm, na thanë se këto nuk kanë shanse të bëhen realitet. Por, pasi i përfunduam buxhetimet dhe filluam t’i realizojmë, nisën të na bllokojnë, madje edhe në mënyra jo ligjore”, theksoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
Çfarë ndodh me familjen Thaçi? E zbulon miku i afërt
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West