Zbardhet ekspertiza ligjore për viktimën në Lezhë, dyshohet ta ketë vrarë demi
Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për trupin e shtetasit Gj. T., 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme në afërsi të lumit Mat, në territorin e fshatit Pllanë, Njësia Administrative Zejmen, Bashkia Lezhë.
Sipas ekspertizës, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete prerëse, duke përjashtuar kështu një ngjarje të dhunshme kriminale.
Nga hetimet e para, rezulton se shtetasi Gjergj Tusha kishte qenë duke kullotur bagëtitë në momentin kur ndodhi ngjarja. Dyshohet se ai mund të jetë goditur nga ndonjë kafshë (dem), çka ka sjellë më pas vdekjen e tij. Kjo pistë po verifikohet nga grupi hetimor.
Grupi i posaçëm ka kryer një sërë veprimesh procedurale, përfshirë këqyrjen e vendngjarjes, të kufomës, analizimin e pamjeve filmike, marrjen e dëshmive si dhe ekspertizat përkatëse.
Bazuar në tërësinë e të dhënave të deritanishme, ngjarja po hetohet si aksidentale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, kamioni përplas biçikletën
- U gjet me shenja dhune dhe me plagë nga armë zjarri, identifikohet viktima në Lezhë
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve