“Armë ke?” Momenti i arratisjes së 31-vjeçarit me tre identitete, përplasi 9 makina
Kanë dal pamjet e arrestimit të Imer Krashit, personit që paraditen e kësaj të diele ishte protagonisti një ngjajre të rrezikshme në kryeqytet.
Një ndjekje e rrezikshme policore është zhvilluar mesditën e së dielës në Tiranë, ku 31-vjeçari me precedent të theksuar kriminal Imer Krashi ka refuzuar të ndalojë dhe ka tentuar t’i shpëtojë policisë, duke përplasur në rrugë 9 automjete dhe 1 motomjet, përpara se të arrestohej nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Automjeti i tij rezultonte me targa gjermane dhe është ndaluar gjatë një kontrolli.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë, pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se një automjet po qarkullonte në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i tij dyshohej se ishte i armatosur. Pas ndalimit për verifikim, drejtuesi i mjetit, Imer Krashi, 31 vjeç, refuzoi urdhrin e policisë për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve që po komunikonin me të.
Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij. Gjatë arratisë, për shkak të trafikut të rënduar, 31-vjeçari përplasi 10 mjete, mes tyre edhe një motomjet ku udhëtonin një efektiv policie jashtë shërbimit, E. R., 52 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, O. R., 46 vjeçe. Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Polici dhe bashkëshortja e tij që u transportuan menjëherë në spital ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas një ndjekjeje intensive, policia arriti të neutralizojë dhe ndalojë automjetin dhe drejtuesin e tij, i cili rezultoi me disa identitete si, Imer Krashi., Imer Masha dhe Imer Uka. Gjatë kontrollit të mjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë.
Ai konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka pasur më herët precedentë të shumtë penalë.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh