Athinë, samiti i 8-të me temë reduktimin e dëmeve nga duhani
Ekspertë të shëndetit public, mjek, prodhues dhe politikbërës nga e gjithë Europa janë mbledhur në samitin e 8 të Reduktimit të Dëmit nga Duhani, të mbajtur në Athinë.
Për dy ditë me rradhë ekspertët diskutuan mbi nevojën urgjente për të ndjekur qasje të reja, të bazuara në evidenca, për të luftuar epideminë globale të duhanpirjes si pasojë e të cilës 7 milion njerëz humbasin jetë cdo vit.
I pranishëm në këtë samit, Dr. Stelios Kympouropoulos, eurodeputet dhe mjek psikiatër, theksoi se redukimi i dëmit është një detyrë, kur ekzistojnë alternativa të sigurta dhe të rregulluara ndaj duhanit tradicional. Ai vuri në dukje se nevojiten politika njerëzore, proporcionale dhe të bazuara në evidencea për të ndihmuar të rriturit të ulin riskun.
Studimet kanë faktuar se personat që jetojnë me depresion, ankth apo psikozë kanë shkallë më të lartë të duhanpirjes dhe lënia e tij nuk ndihmon vetëm mushkëritë dhe zemrën por përmirëson humorin, gjumin , energjinë, marrëdhëniet, punën dhe ndjenjën e kontrollit personal.
Eskpertët e shëndetit publik, vunë theksin se bazuar në të dhëna të fundit, produktet pa tym, si pajisjet e avullimit, kanë rrezik më të ulët se cigaret tradicionale, ndonëse jo zero. Shtete si Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Zelanda e Re kanë dëshmuar se konsumimi i duhanit bie më shpejt kur ekzistojnë alternativa të rregulluara.
Për të reduktuar dëmet nga duhani dhe për të ndjekur politika të qëndrueshme në BE, Dr. Kympouropoulos propozon pesë hapa që përfshijnë ndarjen e qartë të produkteve që digjen nga ato pa tym, diferencim taksash për të stimuluar lënien, monitorim të vazhdueshëm, përfshirje të mjekëve në udhëzime dhe rregulla etike për mbrojtjen e të rinjve.
Ai thekson se avullimi është shumë më pak i dëmshëm për të rriturit që kalojnë nga cigaret, por apelon për rregulla strikte që të parandalohet përdorimin nga të rinjtë.
Eksperti doli në përfundimin se për të përballuar urgjencën për të ulur vdekjet dhe sëmundjet e lidhura me duhanin, duhet të mundësohet një rrugë proporcionale e reduktimit të dëmit duke përafruar shkencën, etikën dhe zbatueshmërinë ndërsa politikat duhet gjithmonë të ndjekin provat.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)