OBSH: Rreth 115.000 punonjës të shëndetësisë kanë humbur jetën nga COVID-19
Të paktën 115.000 punonjës të shëndetit publik mendohet të kenë humbur jetën si pasojë e COVID-19, sipas asaj që drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha këtë të hënë.
Gjatë fjalimit hapës të asamblesë vjetore të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu respekt dhe vlerësim të lartë për punën e personelit të shëndetësisë në mbarë botën, duke theksuar se “shumë prej tyre janë infektuar, dhe ndërkohë që raportimet nuk janë ende finale, ne parashikojmë se të paktën 115.000 punonjës të shëndetësisë raportohet të kenë humbur jetën në detyrë”.
Ai kishte paralajmëruar që 18 muajt e parë të pandemisë që situata vazhdonte të ishte e pa stabilizuar dhe se “nëse këto trendë vazhdojnë, numri i viktimave do të tejkalojë ato të vitit të kaluar, që në tri javët e ardhshme”.
“Asnjë shtet nuk duhet të pretendojë se ja ka dalë paqtë, paç kas ritmeve të tyre të vaksinimit. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë variant që të ketë nënvlerësuar efikasitetin e vaksinës, diagnostikimit apo terapeutikës. Por, nuk ka asnjë garanci që situata do të vazhdojë të mbetet e njëjta.
“Duhet të jemi tepër të qartë: pandemia nuk ka mbaruar, dhe nuk do të ketë mbaruar deri sa dhe deri kur të ndalohet zinxhiri i transmetimit ne çdo shtet të mundshëm ,” vazhdoi ai.
Më tepër se 3.4 milion njerëz kanë vdekur deri më tani si pasojë e COVID-19, sipas një studimi të kryer nga Johns Hopkins University. 167 milion të tjerë, mendohet të kenë kontraktuar virusin.
Vaksinimet në mbarë botën filluan në Dhjetor, ama Dr. Tedros denoncon “pabarazinë skandaloze” kur bëhet fjalë për aksesin.
“Më shumë se 75% e të gjithë vaksinave janë administruar në vetëm 10 shtete. Nuk ka asnjë mënyrë diplomatike për ta thënë këtë: një grup i vogël shtetesh që prodhojnë dhe blejnë shumicën e vaksinave në botë, kanë në dorë fatin e pjesës tjetër të botës,” tha ai.
Drejtuesi i OBSH-së gjithashtu shtojë se dozat e administruara deri më tani, do të kishin qenë mjaftueshëm për të vaksinuar çdo profesionist shëndeti dhe person të moshuar në mbarë botën.
Sipas ‘’Our World in Data’’, më tepër se 1.6 miliard doza vaksinash janë administruar deri më tani në botë. Diçka më pak se 600 milion prej tyre janë administruar në SHBA, BE, Mbretëri e Bashkuar dhe Kanada, ndërsa Kina ka përdorur më shumë se 510 milion doza.
Ndërkaq, programi COVAX, i bashkë-drejtuar nga OBSH, ka mundësuar dërgesën e vetëm 72 milion dozave në 92 shtetet përfituese me standard jetese të ulët e të mesëm.
“Këto doza nuk mjaftojnë as për 1 përqind të popullsive të këtyre shteteve,” shprehet Dr. Tedros.
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të “mbështesin një lëvizje masive” për të vaksinuar të paktën 10 përqind të popullsisë në çdo shtet deri në Shtator, si dhe të rrisin ritmin e donacioneve, në mënyrë që vaksinimet të jenë kryer për 30 përqind të popullsisë deri në fund të vitit.
Ai gjithashtu shtoi se këto janë “objektivat minimale për të cilat duhet të synojmë” si dhe që ato ishin “thelbësore në ndalimin e sëmundjes së rrezikshme dhe vdekjes prej saj, në mbrojtjen e personelit mjekësor si dhe në rihapjen e shoqërive dhe ekonomive tona.”
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve