Mbledhja e gjyqtarëve, Sadushi: Hapi i parë i domosdoshëm për ndryshim real
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së gjyqtarëve u shpreh se sot është folur mungesën e sigurisë dhe heshtjen institucionale që sipas tij i ka lënë të pambrojtur. Ai theksoi se sot është bërë hapi i parë ku kërkojnë mbrojtjen e gjyqësorit dhe kërkojnë përgjegjësi nga ata që kanë detyrimin të sigurojnë funksionimin e drejtësisë.
“Ne nuk jemi mbledhur për të ndarë dhimbjen por për mungesën e sigurisë, kushteve, fyerjeve të përditshme dhe për heshtjen institucionale që na ka lënë të pambrojtur. Pas shumë kohësh kemi folur bashkë si trupë, kjo është forca jonë. Deklarata e sotme është më shumë se një tekst solem, është një kontratë morale që i propozojmë shoqërisë, institucioneve dhe shtetit, në të është shënuar qartë vendosëm për të mbrojtur gjyqësorin dhe gjyqtarin dhe për të kërkuar përgjegjësi qe kanë detyrimin për të siguruar funksionimin e drejtësisë.
Është një mesazh për Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë rolin që i jep Kushtetua dhe për ekzekutivin dhe legjistlativin, nuk mund të funksionojë me kushtet e braktisjes. Në këto momente dua të ndalemi për një çast përpara kujtimit të kolegut tonë që ra në krye të detyrës.
Jeta e tij u ndërpre dhunshëm dhe duhet të mbetet një kujtesës e gjallë se drejtësia kërkon guxim, përkushtim dhe ndershmëri deri në fund. Sot kemi bërë hapin e parë të domosdoshëm, e kemi të dhënë të vërtetën pa frikë, nga nesër detyra jonë është që kjo mbledhje mos të mbetet një kujtim solemn por një pikënisje për një ndryshim real,” u shpreh Sadushi.
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni