Vrasja e gjyqtarit, Çela: Rikonfigurim tërësor të standardeve të sigurisë
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar këtë të enjte një mbledhje me prokurorët lidhur me sigurinë e magjistratëve pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. Çela gjatë mbledhjes ka diskutuar lidhur me kushtet e punës dhe nevojës për një plan masash për sigurinë e sistemit të drejtësisë.
“Prokurori i Përgjithshëm thirri sot në një mbledhje drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë nga të gjitha prokuroritë për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjstratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Asrit Kalaja.
Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës. Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës.
Përfundimet e këtij takimi do të diskutohen më tej me prokurorët në mbledhjet që do mbahen në çdo prokurori për të vijuar më pas me një plan masash institucionale në koordinim edhe me institucionet e tjera të drejtësisë.
Prokurori i Përgjithshëm mbështet dhe solidarizohet me qëndrimin e trupës së gjyqtarëve në mbledhjen e sotme për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e magjistratëve, duke vlerësuar se ka nevojë për një rikonfigurim tërësor të standardeve të sigurisë për sistemin e drejtësisë dhe do të kontribuojë në këtë aspekt në koordinim me gjithë institucionet përgjegjëse”, njoftoi Prokuroria.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut