Goditet rrjeti i kontrabandës nga Greqia, arrestohen dy persona në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka kapur në flagrancë dy shtetas, të cilët transportonin me autobus mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia.
Të arrestuarit janë shtetasi D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy shtetasit janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
“Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një autobus, i cili drejtohej nga dy shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, ku përfshihen rreth 178 kg produkte deti, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të gjitha mallrat, së bashku me autobusin që po i transportonte, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të hetimeve, është proceduar penalisht edhe doganieri i Degës Doganore Kakavijë, shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Dyshohet se ai ka lehtësuar kalimin e mallrave të kontrabanduara përmes pikës doganore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë me hetimet e mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit bllokojnë rrugën e Aeroportit të Rinasit. Policia ndalon marshimin
Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës
- 01:56 Protestuesit bllokojnë rrugën e Aeroportit të Rinasit. Policia ndalon marshimin
- 00:05 Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
- 23:56 “Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin
- 22:32 Dy përfaqësues të rinj të PS-së reagojnë pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur: Dorëzo mandatin
- 21:59 Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë
- 21:38 Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë