Ndeshja Serbi-Shqipëri, Sylvinho dhe Hysa konferencë për shtyp
Në prag të një prej ndeshjeve më të ndjeshme të këtij edicioni kualifikues për Kupën e Botës 2026, Kombëtarja shqiptare përgatitet për përballjen kundër Serbisë, që do të luhet të shtunën në Leskovac. Para sfidës, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dhanë prononcime për mediat nga stadiumi “Duboçica”, ku do të zhvillohet edhe takimi.
Elseid Hysaj, një nga lojtarët më me përvojë në ekip, është i vetmi që ruan ende kujtimet e drejtpërdrejta nga përballja e tensionuar e vitit 2014 në Beograd, ku Shqipëria u përball me Serbinë mes trazirave që ndaluan ndeshjen.
Sfida e shumëpritur do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, ndërsa për nga pesha në renditje konsiderohet si një “finale” për vendin e dytë, pozicion që siguron një biletë për në fazën play-off të Botërorit. Shqipëria ndodhet aktualisht në vend të dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka edhe një ndeshje më tepër për të luajtur.
Kjo përballje është klasifikuar me risk të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar dy oficerë sigurie në Serbi. Ndeshja nuk do të luhet në Beograd, por në Leskovac, për shkak të klimës së tensionuar politike dhe frikës nga incidentet e mundshme me huliganë serbë. Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje, ndërsa të gjithë 6,500 tifozët që do jenë në stadium janë me ftesa të përzgjedhura, përfshirë të rinj nga akademitë e futbollit.
Serbia është e ndëshkuar nga FIFA me reduktim prej 20% të kapacitetit të stadiumit për këtë sfidë. Gjithashtu, bazuar në marrëveshjen mes dy federatave, asnjë tifoz kundërshtar nuk do jetë i pranishëm në këtë dhe në përballjen e kthimit.
Pas pesë ndeshjeve të para, Anglia kryeson grupin me 15 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 8 dhe Serbia me 7 pikë, por me një takim më pak. Më poshtë renditen Letonia me 4 pikë dhe Andorra, që nuk ka grumbulluar ende asnjë pikë.
17:53- “Kemi ardhur për fitore”, kapiteni Hysaj: E rëndësishme të jepet 100% në fushë
Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj gjatë konferencës për mediat iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndeshjen kundër Serbisë. Hysaj u shpreh se po përgatiten siç tha ai po karikohen për nesër teksa theksoi se kanë shkuar me ide të qarta për fitore.
Ai më tej është shprehur se lojtarët e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe e kanë ndjerë emocionalisht që kur u nisën nga Tirana. Kapiteni theksoi se nesër është e rëndësishme 100% në fushë për të marrë rezultatin që duan për një fitore. Sipas tij në fushë duhet të jepet 120% pasi edhe ekipi kundërshtar ka të njëjtat qëllime për fitore dhe gjithçka do të vendoset në fushë nesër nga performanca që lojtarët do të japin.
“Të them të drejtën është kënaqësi dhe ndër të arrij rekordin e Lorik Canës, nëse do arrij. Unë mendoj gjithmonë për ndeshjen, për kombëtaren. Është një objektiv që nuk mund të ndryshojë objektivin që kemi si kombëtare ose unë si lojtar. Kështu qe jam veç për skuadrën dhe gjërat e tjera do ti shohim pastaj,” u shpreh ai.
17:03–A do ketë surpriza në ndeshjen Serbi-Shqipëri? Përgjigjet Sylvinho
Sa i përket mungesës së golave nga sulmuesit, trajneri brazilian u shpreh i qetë dhe optimist.
“Mungesa e golit nuk më mungon nga sulmuesit. Goli është pika e fundit e futbollit. Kam besim që lojtarët do t’i përgjigjen atyre që kemi përgatitur në stërvitje.”-vijoi Silvinjo.
Silvinjo tha gjithashtu se stafi teknik është i informuar mbi mënyrën e lojës së kundërshtarit.
“Në fakt edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me 3 qendërmbrojtës, 2 krahu, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues. Nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë, por kemi një stërvitje të rëndësishme që na pret pas pak.”-tha Silvinjo.
lajmi në zhvillim
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri