Kreditë e këqija u rritën lehtë në gusht, mbeten në nivelin e 4 përqindëshit

10 Tetor 2025 | 21:02

Niveli i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë muajit gusht, duke arritur në 4.19% nga 4.04% që ishte në korrik. Edhe pse bëhet fjalë për një rritje të vogël, ky zhvillim shënon ndalimin e prirjes rënëse gjatë këtij viti.

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë për muajin gusht dhe arriti nivelin më të lartë të vitit 2025. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ai arriti 4.19%, nga 4.04% që kishte qenë për muajin korrik. Me bazë vjetore, ky raport ngelet ende në rënie, ndërsa një vit më parë, kreditë me probleme përbënin 4.61 të portofolit.

Edhe të dhënat e muajit gusht konfirmojnë qartë se tendenca rënëse e raportit të kredive me probleme është frenuar gjatë vitit 2025, megjithëse për momentin ende nuk mund të flitet për një cikël të mirëfilltë rritës të tyre.

Sidoqoftë, ecuria e treguesit konfirmon shqetësimet e lidhura me rritjen shumë të shpejtë të kredisë në dy vitet e fundit. Në fund të muajit gusht, portofoli i kredisë për ekonominë kaloi kufirin e 900 miliardë lekëve.

Rritja vjetore e portofolit është ngadalësuar lehtë krahasuar me vitin 2024, por sidoqoftë ngelet në ritme dyshifrore dhe pranë niveleve më të larta në 16 vitet e fundit.

Mund të vlerësohet se stoku i kredive me probleme është rreth 37.7 miliardë lekë, nga 34.9 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më pare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026