Mbahet në Rehovë të Kolonjës “Etno Kids Festival”

11 Tetor 2025 | 21:42

Në fshatin piktoresk të Rehovës në Kolonjë është zhvilluar “Etno Kids Festival”, një aktivitet që solli ngjyra, muzikë dhe traditë nga e gjithë Shqipëria. Qindra fëmijë nga rrethe të ndryshme të vendit janë veshur me kostumet shumëngjyrëshe tradicionale të zonave të tyre dhe kanë performuar valle popullore.

Arjan Sukniqi, koreograf i njohur, thotë se ky festival është dëshmi se dashuria e fëmijëve për trashëgiminë kulturore po rritet çdo vit e më shumë.

“Unë po shoh dashuri të madhe dhe jam optimist për mënyrën sesi e kanë përthithur fëmijët, që fëmijët e kërcejnë me kaq dashuri vallen popullore. Është fat i madh. Jam mahnitur nga dashuria që këta kanë për të ruajtur këto valle apo melodi shqiptare.-shprehet Arjan Sukniqi koreograf.

Edhe Anila Mërtiri, kostumografe nga Myzeqeja, prej 19 vitesh ruan dhe përcjell traditën përmes punës së saj. Ajo tregon se interesi i fëmijëve për veshjet popullore është në rritje, ndërsa Agron Kordalli nga Devolli thekson se numri i fëmijëve që ndjekin kurset e valleve tradicionale është më i madh se kurrë.

“Prej 19 vitesh punoj si kostumografe në zonën e Myzeqesë. Kjo traditë ruhet shumë dhe ne punojmë me pasion. Këto që shihni nuk kanë ndryshime nga origjinalet. Emigrantët i kërkojnë, por edhe vendasit. Ndihmojnë shumë në rritjen e kulturës së fëmijëve” – shprehej kostumografja Anila Mërtiri.

“E dashurojnë aq shumë sepse janë trashëgimtarë të gjyshërve të tyre, e ruajnë traditën dhe kanë kënaqësi që e trashëgojnë, siç kemi bërë edhe ne. Interesi është i madh. Në Devoll kemi 4 kurse për fëmijët 6-20 vjeç” – shprehej Agron Kordalli.

“Etno Kids Festival” në Rehovë dëshmoi se trashëgimia kulturore shqiptare po jeton përmes brezit më të vogël, duke kërkuar të mbajë gjallë traditat dhe zakonet e vendit tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka hedhur poshtë protestat në rritje kundër një resorti luksoz të planifikuar si një fushatë të ngarkuar politikisht të...
18:04 | 05/06/2026

FOTOLAJM/ Edi Rama publikon foton e fundit nga Mali i Zi me Kancelarin Friedrich Merz

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një foto me Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz në Tivat, në Mal të Zi, gjatë...
17:42 | 05/06/2026

Rama takim me banorët e Zvërnecit, Euronews Albania zbulon detajet

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me banorët e Zvernec këtë të premte në mbrëmje, bëjnë me dije burime për Euronews Albania. Sipas...
16:22 | 05/06/2026