Zgjedhjet lokale në Kosovë, 206 kandidatë për 38 komuna
Fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë ka sjellë premtimet nga me të ndrshmet per qytetaret.
Ato nisin nga premtimet me bazike si ndërtimi i kanalizimeve e bibliotekave, deri te projektet më ambicioze si tramvaji në Prishtinë apo teleferiku në Prizren.
Në garë janë 206 kandidatë për 38 komuna dhe mbi 5 mijë për anëtarë të asambleve. Ekspertët vlerësojnë se ndonëse premtimet janë të shumta, secila komunë ka nevoja specifike që e bëjnë fushatën të ndryshme nga njëra-tjetra.
Në krahasim me fushatat e kaluara, kandidatët këtë herë po flasin më shumë për cilësinë e arsimit, për hapësirat e gjelbra, mësimin me orar të plotë dhe zhvillimin urban të qëndrueshëm. Tema tradicionale si uji, rryma apo asfaltimi i rrugëve janë më pak të pranishme.
Sipas vlerësimeve të instituteve të politikave dhe ekonomisë, premtimet janë bërë më realiste dhe brenda kompetencave të pushtetit lokal.
Kandidatët duket se tashmë e njohin më mirë kufirin e përgjegjësive ligjore dhe buxhetore të komunave.
Megjithatë, jo të gjitha premtimet janë përmbushur. Në mandatin 2021–2025, vetëm gjysma e premtimeve të dhëna janë realizuar, ndërsa një e pesta as nuk ka filluar.
Në disa raste, projektet e përfunduara kanë pasur ndikim të kufizuar në jetën e qytetarëve.
Këto vështirësi lidhen me pandeminë, krizën ekonomike, inflacionin dhe pasojat e luftës në Ukrainë, që kanë ndikuar në ecurinë e punimeve dhe në shpenzimet e buxhetit lokal.
Pavarësisht kësaj, komunat kanë arritur të shpenzojnë rreth 93 për qind të fondeve të tyre, megjithëse mbi 58 milionë euro kanë mbetur të pashfrytëzuara.
Një tjetër sfidë që i pret komunat pas zgjedhjeve është miratimi i buxheteve. Deri tani, rreth 12 komuna – përfshirë edhe kryeqytetin – nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm brenda afateve ligjore, çka mund të ndikojë në vonesa të projekteve dhe humbje fondesh.
Nëse buxhetet nuk miratohen deri në mars, disa komuna rrezikojnë të shkojnë sërish në zgjedhje.
Parashikimet flasin për gara të forta në mbi 20 komuna, me përballje të ashpra në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut, Drenas, Lipjan e Podujevë. Ndërsa në disa si Ferizaj, Gjakovë e Pejë, gara mund të mbyllet pa balotazh.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje