Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen 2 kineze në Durrës

12 Tetor 2025 | 11:07

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të përshtatjes së ambienteve për prostitucion në këtë qytete. në kuadër të operacionit të koduar “STORM 8” në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës, një bllok shënimesh, etj.

Këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për qëndrim, ndërsa në rrugën “Venecia”, në Iliria, Plazh, kishin marrë me qira një tjetër apartament, të cilin e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga shërbimet e DVP Durrës, për të njëjtat vepra penale, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Lule Bore”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026