Kroçera luksoze me 728 pasagjerë viziton për herë parë portin e Durrësit
Mëngjesin e së premtes, në kalatën 5 të Portit të Durrësit është ndalur për herë të parë kroçierën luksoze “Seven Seas Grandeur”.
Kjo kroçierë shënon edhe mbylljen e sezonit të kroçerave për vitin kalendarik 2025 në Durrës.
Anija turistike mban në bord 728 vizitorë nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga SHBA (555 pasagjerë), si dhe nga Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Brazili, Gjermania, Spanja, Japonia dhe vende të tjera.
Ky fluks pasagjerësh konfirmon se Durrësi është një nga destinacionet më tërheqëse të itinerareve mesdhetare për kroçierat ndërkombëtare. Për më tepër, prania e vizitorëve gjatë muajve të vjeshtës dëshmon se sezoni turistik në Durrës nuk përfundon me verën dhe se turizmi detar po shndërrohet në një trend gjithëvjetor, duke promovuar vendin tonë si destinacion gjithëvjetor për vizitorët e huaj. Pas ndalesës në Durrës kroçera do të vijojë lundrimin drejt Kotorrit (Mal i Zi).
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës