Tre orë para mbylljes së qendrave të votimit, LDK thirrje qytetarëve të votojnë
Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka mbajtur një konferencë për media duke falenderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike e kushtetuese për të votuar.
Sa i përket procesit, ai theksoi se duke u bauzar në të dhëna, procesi deri më tani është i rregullt dhe demokratik.
“Shfrytëzoj edhe mundësinë që të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ende nuk kanë votuar që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë sidomos para orës 19:00, kur edhe mbyllen qendrat e votimit. Për rezultatet nuk mund të flas tani, për parregullsi përjashto disa raste minore të vogla nuk kemi informacion për parregullsi të mëdha.
Qytetarët e Kosovës kanë treguar një vetëdije të lartë, demokratike e kushtetuese duke marrë pjesë edhe në numër të lakmueshëm në këto zgjedhje por edhe duke ndjekur një proces të mirëfilltë zgjedhor. I ftoj të zënë afatin kohor para orës 19:00 të mbrëmjes”, deklaroi Besian Mustafa.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë