Zgjedhjet në Kosovë, cilat komuna u fituan pa balotazh?
Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Në Ferizaj, garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me mbi 56 për qind të votave.
Gara ka përfunduar pa balotazh edhe Lipjan, me fitoren e Imri Ahmetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai i ka fituar mbi 51 për qind të votave. Podujevën e ka fituar Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me mbi 53 për qind.
Në qytetin e Skënderajt, fitore bindëse ka shënuar Sami Lushtaku i PDK-së me mbi 83 për qind të votave. Njëjtë ka ndodhur edhe me Kamenicën. Atje ka fituar Kadri Rahimaj i LVV-së me mbi 50 për qind të votave.
Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 58 për qind të votave. Qytetin e Shtimes e ka fituar LVV-ja me Qemajl Aliun me mbi 50 për qind të votave. Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 për qind të votave.
Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me mbi 51 për qind të votave. Në Drenas, garën e ka fituar Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin me mbi 52 për qind të votave.
Hanin e Elezit e ka fituar Mehmet Ballazi i PDK-së me mbi 50 për qind të votave. Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) me mbi 50 për qind të votave.
Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Lista Serbe ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh. Në 17 komuna tjera, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor. Dalja në këto zgjedhje ka qenë 39 për qind.
Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë. Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor. Procesi është zhvilluar i qetë, pa ndonjë incident të madh./ REL
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë