Zyrtare/ Ushtria izraelite konfirmon lirimin e 7 pengjeve të parë (EMRAT)
13 Tetor 2025 |
08:21
Izraeli ka konfirmuar lirimin e shtatë pengjeve të para nga Hamasi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ministria e Jashtme izraelite ka bërë publike emrat e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale, të shoqëruara me fotografi dhe një mesazh prekës që thotë: “Mirë se vini në shtëpi”.
Të liruarit janë Eitan Mor, Gali Berman, Ziv Berman, Omri Miran, Alon Ohel, Guy Gilboa-Dalal dhe Matan Angrest.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka konfirmuar zyrtarisht se ka marrë në dorëzim këta shtatë pengje, duke e bërë të qartë se procesi i lirimit është në zhvillim dhe po ndiqet me kujdes nga autoritetet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Izraeli konfirmon: Ja kur do të fillojë lirimi i pengjeve të mbajtura në Gaza
- Izraeli zotohet se do t’i shkatërrojë tunelet e Hamasit pasi të jenë liruar pengjet
Lajme të Sugjeruara
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)