Kosovë/ Votat e kandidatëve për kryetarë që fituan zgjedhjet pa balotazh

13 Tetor 2025 | 08:36

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë dhënë rezultate të qarta paraprake në disa prej komunave, ku disa kandidatë kanë arritur të sigurojnë fitore të padiskutueshme që në raundin e parë.

Në komunat me shumicë shqiptare, dominimi ka qenë i qartë në disa zona. Në Skenderaj, kandidati i PDK-së, Sami Lushtaku, prin me një përqindje mbresëlënëse prej 83.45%. Në Istog, Ilir Ferati nga LDK-ja udhëheq me 58.78% të votave, ndërsa Agim Aliu, gjithashtu nga PDK, ka fituar në Ferizaj me 56.47%.

Podujeva aktualisht ka si kryesues Shpejtim Bulliqin nga Lëvizja Vetëvendosje me 53.42%, ndërsa në Lipjan, Imri Ahmeti i LDK-së mban epërsinë me 51.15%. Në Deçan, Bashkim Ramosaj nga AAK rezulton fitues me 51.57%.

Në Drenas, pas numërimit të të gjitha votave, Ramiz Lladrovci ka dalë fitues me 52.31%, përkatësisht 13,140 vota. Po ashtu, Ekrem Kastrati i Nismës kryeson në Malishevë me mbi 53.50%, ndërsa Mehmet Ballazhi nga PDK e ka siguruar edhe një mandat tjetër me 56.47%.

Në Kamenicë, kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj, ka marrë 50.56%, kurse në Shtime, Qemajl Aliu nga e njëjta parti ka fituar me 50.52%. Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç nga KDTP udhëheq me të njëjtën përqindje: 50.52%.

Ndërkohë, në komunat me shumicë serbe, sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe ka fituar bindshëm në disa zona: Zoran Todiq në Leposaviq me 70.35%, Sasha Millosheviq në Novobërdë me 61.31%, dhe Ivica Tanasijeviq në Shtërpcë me 66.41%.

Fitore të thella regjistrohen edhe për Millosh Peroviqin në Zubin Potok (79.67%), Dragisha Milloviqin në Zveçan (86.66%), si dhe Novak Zhiviqin në Graçanicë me 61.88%. Tanja Antiq kryeson në Ranillug me 72.06%, Dragan Petkoviq në Partesh me 89.88%, ndërsa në Mitrovicën e Veriut, Millan Radojeviq është në avantazh me 59.67%.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026