Balla: Nuk mund të mbahet peng procesi! Do t’i japim Shqipërisë Avokatin e Popullit

13 Tetor 2025 | 13:17

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij para gazetarëve nga kryesia e Kuvendit është pyetur lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Balla u shpreh se opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit ndërsa shtoi se kjo situatë vonesash prej 3 vitesh ka ardhur nga mungesa e dëshirës së opozitës.

Ai theksoi se nëse opozita nuk do të bëhet pjesë atëherë ata do ti japin Shqipërisë Avokatin e Popullit. Balla gjatë fjalës së tij bëri thirrje që kandidatët që përmbushin kriteret të aplikojnë.

“Përpjekjet e shumicës parlamentare në kufijtë e 3/5 është që ti japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizionin Shqipëria 2030 anëtare e BE. Në kuptimin për ti dhënë avokat populli dikë që përmbush  profesionalisht parashikimet që ka kushtetuta dhe ligji, jo anëtari i një partie politike, por një përfaqësues i nderuar i shoqërisë civile me kontribute në jetën sociale të vendit.

Nuk mund të jap një parashikimi, sepse ky proces niset me vete-ofrim. I bëj thirrje atyre që përmbushin kriteret që të aplikojnë dhe pas këtij procesi thirrja shkon për grupet  parlamentare te opozitës, kësaj radhe nuk e kanë të drejtën ta mbajnë peng 3 vjet zgjedhjet e avokatit të popullit”, u shpreh Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026