Berisha i përgjigjet Ballës: Duan të rrëmbejnë dhe Avokatin e Popullit!

13 Tetor 2025 | 14:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës para gazetarëve ka folur lidhur me zgjedhjen e  Avokatit të Popullit. Berisha iu përgjigj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili u shpreh se opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë ku sipas tij ata duan të marrin në duar çdo pushtet ndërsa theksoi se Avokati i Popullit është i vetmi institucion që ende nuk kanë arritur ta kontrollojnë. Berisha shtoi se ata kanë një avokat të ri të Popullit nga shoqëria civile. Sipas tij kandidatura e Besim Ndregjonit nuk u hodh në votim por shtoi se gjithçka duhet të përcaktohet nga votimi.

 

“Asgjë tjetër. Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur në një ujdi me opozitën, para 5 vitesh, apo kur e kanë marrë. Duan ta marrin, le ta marrin. Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurt se nuk do të na imponojë kurrë të votojmë, kandidatë që meritojmë…

Ne kemi një avokat të ri të Popullit nga shoqëria civile. Besim Ndregjoni është kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij në rast se rikthehej tek seancat e parlamentit të shkuar, erdhi për votim në parlament. Niko Peleshi, që Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, po, çfarë të them unë. Dhe duhet një gjë, çfarë vjen prej Zotit, duhet mirë se ardhë duhet them.

Tha, ja ta diskutojmë pak, mos ta votojmë ta diskutojmë pak. Dakord i thamë ne, të diskutohet. U diskutua dhe i thamë ne, këtë kemi kandidat. I thamë hidhe në votim, dhe nuk e hodhën në votim. Kështu në ligjin e Parlamenti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë se pranojnë atë nuk mund të them, por në votim, duhet të hidhet në votim.

Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se, është propozim i opozitës dhe opozita ka disa. Ka propozuar atë, shoqëri civile është. Është kryetari i një shoqate, me eksperiencë. Një njeri që çështjen e të drejtave të njeriut e ka në gen, në gjak, por ata nuk duan. Ose nëse duan, ja kush është kandidatura.” tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026