Aeroporti shndërrohet në skenë vallëzimi, performancë nga trupa e Angjelin Preljocaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u shndërrua për pak minuta pasditen e të premtes në një skenë arti.
Pasagjerët dhe vizitorët shijuan një kërcim bashkëkohor nga trupa e valltarëve drejtuar nga koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj.
Në mes të terminalit të nisjeve, valltarët e Grupit Urban të Ndërhyrjeve të Kërcimit sollën një shfaqje që ndërthurte lëvizjen, hapësirën dhe spontanitetin.
Performanca, e konceptuar për hapësira publike dhe të papritura, u mirëprit me entuziazëm nga qindra qytetarë dhe turistë, të cilët u ndalën për ta ndjekur.
“Jam shumë i lumtur sa herë që vij në Shqipëri, se është vendi i prindërve të mi. Kësaj here vendosa të vij me produksione më të vogla se herët e tjera. Kam ardhur me një grup që preferon të performojë në disa nga hapësirat urbane më të njohura të Tiranës, në zona të ndryshme të kryeqytetit”
Preljocaj, sjell këtë vit në Tiranë një program që ndërthur artistët ndërkombëtarë me publikun vendas në hapësira urbane, si Sheshi Skënderbej, Piramida, Vila 31, Pazari i Ri dhe Aeroporti i Tiranës.
Festivali do të vijojë deri më 25 tetor dhe do të sjellë në Tiranë 20 shfaqje, mes tyre 15 premiera dhe 3 krijime të konceptuara posaçërisht për edicionin e katërt, si dhe mbi 10 ngjarje publike falas në 11 hapësira të ndryshme të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar