Talenti 14-vjeçar nga Pogradeci krijon radarin prototip, synon ta bëjë funksional

13 Tetor 2025 | 18:19

Ky është 14-vjeçari Alket Zeqollari nga Pogradeci i cili ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që përdorin internetin kryesisht për rrjete sociale si TikTok apo Snapchat, ka shfrytëzuar teknologjinë për të krijuar pajisje me funksione të veçanta.

Së fundmi, ai ka ndërtuar një radar që përmes valëve arrin të detektojë njerëz dhe objekte.

Sipas tij, ky radar, i cili është aktualisht vetëm një prototip, mund të japë në kohë reale sinjal për çdo person të panjohur që i afrohet banesave apo institucioneve.

I apasionuar pas programeve të kodimit, Alketi tregon se ka nisur punën për ta kthyer këtë prototip në një pajisje funksionale, me kosto personale, ndërsa punon edhe për krijimin e aplikacionit shoqërues.

Si Alketi, edhe shumë vajza e djem në shkolla të ndryshme të vendit janë të angazhuar në kodim dhe robotikë, duke ndërtuar pajisje me përdorim praktik në jetën e përditshme.

Alketi kërkon më shumë mbështetje për të rinjtë, që idetë e tyre të mos mbeten vetëm në letër, por të shndërrohen në produkte që tregojnë potencialin e brezit të ri shqiptar në fushën e teknologjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026