Goxhaj: Kurti nuk do të formojë qeverinë, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

13 Tetor 2025 | 22:16

Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Ai tha se në rundin e balotazhit, kryeministri Albin Kurti do të mundohet që me taktikat e tij të krijojë përçarje mes partive opozitare.

Sipas Goxhajt, Kurti nuk ka mundësi të formojë qeverinë e re pa bashkëpunim me njërën nga partitë opozitare.

Goxhaj vlerëson se bashkëpunimi më i mundshëm do të ishte me LDK-në, gjë që në praktikë do të nënkuptonte dorëzimin e postit të presidentit ose të kryeministrit për këtë parti.

Megjithatë, ai thekson se Kurti me shumë gjasa nuk do ta bëjë këtë dhe qeveria e re nuk do të formohet, duke e çuar Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk duket e pamundur që të ketë një bashkëpunim në balotazh mes Kurtit dhe LDK-së, me qëllim që të krijohet përçarje mes partive opozitare. Mendoj se Kurti nuk do të formojë dot qeverinë e re pa një marrëveshje me LDK-në. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte dorëzimin e presidencës në pranverën e vitit të ardhshëm, ose të postit të kryeministrit. Sipas meje, Kurti nuk do të pranojë asnjërën prej këtyre opsioneve, dhe Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në zgjedhjet e përgjithshme, nëse opozita nuk shkon e bashkuar, Kurti del fitues por nëse shkojnë bashkë Kurti nuk fiton dot”, tha Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500...
15:22 | 17/06/2026

PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit. Rezoluta...
14:42 | 17/06/2026

Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit...
13:13 | 17/06/2026