“I vetmi fitues lista Srpska”, deputeti i PS: Shqiptarët nuk prodhuan alternativë
Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido komentoi në emisionin Now në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovës.
Sipas Bidos, i vetmi fitues në këto zgjedhje ndërsa partitë e shqiptarëve të Kosovës treguan se nuk ishin të aftë të sillnin një alternativë përballë Listës serbe duke bërë që Beogradi të rikthehet në të 4 komunat me shumicë serbe,
“Fatkeqësisht i vetmi fitues i dukshëm në këto zgjedhje është Lista Srpska. I vetmi subjekt politik që ka dominuar të gjithë hapësirën e elektoratit dhe kjo tregon keq për ne, nuk është çështje e kandidatëve shqiptarë, problemi është që në 4 vite që u bë një ndërhyrje radikalë në veri të Kosovës nuk u arrit të prodhohej një alternativë ndaj Listës Srpska. Nuk është arritur në këto 4 vite që të valorizohen ato parti opozitare serbe që njohim pavarësinë e Kosovës, që do të thotë gjithë operacioni i kryer në veri është një gjë e përkohshme që nuk shenjon gjatë. Beogradi është rikthyer në të 10 komunat me shumicë serbe”, tha Bido.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lista Serbe fiton 9 komuna në raundin e parë
- Kosovë/ Reagon Kurti: Ajo që ndodhi në Mitrovicë me zgjedhjet duhet të hetohet
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë