50 organizata thirrje Francës: Pezulloni marrëveshjen “një brenda, një jashtë”

14 Tetor 2025 | 09:23

Pesëmbëdhjetë organizata franceze dhe britanike për të drejtat e njeriut po bëjnë thirrje për pezullimin e marrëveshjes “një brenda, një jashtë” në një padi ligjore që është nisur në Francë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca në korrik. Sipas marrëvëshjes një azilkërkues që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca me një varkë të vogël dhe dërgohet atje në këmbim të një azilkërkuesi tjetër të përzgjedhur në Francë për ta çuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata që e mbështesin sfidën përfshijnë Utopia 56, Auberge des Migrants, Secours Catholique dhe Doctors of the World. Lionel Crusoé, avokati francez tha se kanë paraqitur një ankesë në Këshillin e Shtetit kundër dekretit që publikon marrëveshjen franko-britanike.

“Këto masa nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për të marrë në konsideratë situatën specifike të të dëbuarve. Për më tepër, qasja ‘një-me-një’ duket shumë e diskutueshme dhe nuk e respekton mjaftueshëm parimin e dinjitetit njerëzor” shtoi ai.

Avokati theksoi se një pjesë e çështjes është se kushtet shkelin kushtetutën franceze, duke thënë se përpara se traktati të hynte në fuqi, një projektligj që e ratifikonte atë duhej t’i ishte paraqitur parlamentit francez.

Njëzet e gjashtë azilkërkues janë kthyer deri më tani në Francë. Ata kanë ikur nga një sërë zonash konflikti, përfshirë Eritrean dhe Iranin. Njëri prej tyre është larguar nga Franca menjëherë pas mbërritjes atje dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Shumë prej tyre janë në adoleshencë ose në fillim të të 20-ave. Ata thonë se u janë marrë gjurmët e gishtërinjve në Francë në përgatitje për t’u larguar me forcë në vende të tjera të BE-së sipas asaj që njihet si konventa e Dublinit.

Kjo i lejon një vendi të BE-së t’i kthejë azilkërkuesit në një vend tjetër nga i cili kanë kaluar më parë dhe u janë marrë gjurmët e gishtërinjve. Pas Brexit-it, Mbretëria e Bashkuar nuk kishte më qasje në këtë mekanizëm, por nga traktati i ri, Downing Street tani ka qasje indirekte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026