“Korrupsioni në administratë i lartë”, Dumani: Duhet trajtuar si prioritet kombëtar

14 Tetor 2025 | 16:55

Kreu i SPAK raportoi në komisionin e ligjeve lidhur me punën e institucionit që ai drejton për vitin 2024.

Dumani theksoi se një nga problematikat e konstatuara është korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe ai në administratën publike, që siç tha ka pasur një trend në rritje.

Sipas kreut të SPAK, vepra e korrupsionit në nivele të larta duhet të adresohet si prioritet kombëtar pasi është një krim që cenon besimin e publike.

“Korrupsioni pasiv ruan trend të lartë, stabël duke treguar për përhapje të praktikave korruptive në administratën publike. Vepra e korrupsionit në nivele të larta ka një ulje relativisht, por mbeten krime që cenojnë besimin e publikut dhe duhet trajtuar si prioritet kombëtar. Në 2024 janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar shënoi një rritje të volumit të punës. Komunikimi me homologët europianë dhe ndërkombëtarë ka intensifikuar bashkëpunimin dhe efektivitetin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Dumani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026

Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një person është vënë në pranga nga policia gjatë një operacioni në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe goditjen e armëmbajtjes pa...
09:15 | 24/07/2026